Izraeli vret këshilltarin më të lartë të Iranit

Izraeli vret këshilltarin më të lartë të Iranit

Ali Shamkhani, këshilltari më i lartë i Iranit për udhëheqësin e tij suprem, Ajatollah Khamenei, ka vdekur në spital një ditë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në të gjithë vendin, raportojnë mediat iraniane.

Shamkhani kishte shërbyer më parë si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të Iranit për një dekadë dhe kishte përfaqësuar Iranin në bisedimet e afrimit me Arabinë Saudite, të lehtësuara nga Kina.

Ndryshe, ai është i fundit në një linjë këshilltarësh, komandantësh dhe personeli tjetër të lartë ushtarakë të vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave iraniane që nga mëngjesi i hershëm i së premtes, shkruajnë mediat e huaja.

Shamkhani shërbeu si një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të Iranit për dekada të tëra, duke shërbyer si ministër i mbrojtjes midis viteve 1997 dhe 2005 dhe si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit nga viti 2013 deri në vitin 2023.

Objektiva të tjerë të lartë të vrarë nga Izraeli që nga nisja e Operacionit Rising Lion, përfshijnë Mohammad Bagheri, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit (AFGS), dhe Hossein Salami, komandantin e përgjithshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Gjithashtu u vranë Gholam-Ali Rashid, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbia, dhe Amir Ali Hajizadeh, kreu i krahut të Mbrojtjes Ajrore të IRGC-së.

Related Articles