Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari i bën thirrje banorëve të qytetit të Gazës që të largohen në drejtim të jugut, pasi tashmë kanë nisur zgjerimin e operacionit ushtarak.
Sipas BBC, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka deklaruar: “Forcat tokësore të Izraelit “po i zgjerojnë operacionet e tyre sonte. Ne jemi të përgatitur në të gjitha frontet për të ruajtur sigurinë e Izraelit. Gjatë orëve të fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat Ajrore sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste. IDF po punon fuqishëm në të gjitha dimensionet për të arritur objektivat e luftës”.
Nga ana tjetër grupi terrorist i Hamasit ka thënë se ka lëshuar raketa në drejtim të Izraelit. Po ashtu raportohet se pjesa më e madhe e internetit është ndërprerë në territor.