Modelja kosovare, Vesa Vllasaliu, pretendon se ishte viktimë e një dhune fizike të shkaktuar nga i dashuri i saj, futbollisti kosovar, Mërgim Berisha.
Çifti e pati një konflikt së fundmi, e si rezultat, sulmuesi i Fenerbahçes thuhet se e ka sulmuar fizikisht modelen kosovare, të cilën më pas edhe e kërcënoi dhe e përzuri nga banesa.
Ajo është ankuar në gjykatë, përmes së cilës kërkon që t’i lejohet t’i bëjë disa gjëra elementare, të cilat nuk ia la i dashuri i mllefosur.
Në kërkesën e saj përmes avokatit, Vllasaliu kërkon që t’i marrë gjësendet e saj private që gjenden në banesë, madje edhe faturën dhe t’i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me futbollistin, shkruan mediumi turk “Hurriyet”.
Por, klientja, në këtë rast e dashura e futbollistit, kërkon mbrojtje pasi ka të ngjarë që ajo të jetë prapë viktimë e një sulmi fizik dhe dhune nga futbollisti i Fenerbahçes.
Berisha i kishte udhëzuar rojet e ndërtesës që të mos e linin Vllasaliun të hynte në objekt dhe ajo kishte mbetur rrugëve, e lënduar fizikisht dhe emocionalisht.
Gjykata ka vendosur që Berisha të mos guxojë t’i afrohet të dashurës së tij në dy muajt e ardhshëm dhe të mos e kontaktojë atë në kurrfarë forme.
Në të kundërtën, ai mund të dënohet me 1 muaj burgim.
Çifti ishte duke bashkëjetuar që nga shtatori i vitit të kaluar dhe po planifikonte të martohej këtë verë.