Ja çfarë diskutoi Vuçiq me Lajçakun

Ja çfarë diskutoi Vuçiq me Lajçakun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me raportuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat po përballen serbët nga lëvizjet e njëanshme dhe të pamatura të qeverisë së Kosovës.



Siç është publikuar në llogarinë “buducnostsrbijeav” në Instagram, Vuçiq në takim ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të serbëve nga Kosova.

“Kam shqyrtuar ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët nga lëvizjet e njëanshme dhe jolegjitime të Kosovës. Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe arritjes së kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Related Articles