Ja çfarë gjeti tjetër Policia në objektet banuese të Mujkës dhe Muzliukajt, përveç 60 mijë eurove

Ja çfarë gjeti tjetër Policia në objektet banuese të Mujkës dhe Muzliukajt, përveç 60 mijë eurove

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se çfarë u gjet tjetër në shtëpitë dhe banesat e Mujkës dhe Muzliukajt, përveç 60 mijë eurove.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka, dhe Hysen Muzliukaj, këshilltari i Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, janë arrestuar dje nën dyshimet për korrupsion gjatë periudhës sa kanë qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të Komunës së Mitrovicës.

Gjatë bastisjeve të Policisë, në pronën e njërit janë gjetur 60 mijë euro.

Përveç këtyre 60 mijë eurove, policia ka njoftuar se gjate bastisjeve kanë gjetur edhe dy telefona, USB, tre laptopë, dhe dokumente lidhur me rastin.

“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin  se  të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit  në  shtëpitë dhe banesat  e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Related Articles