21 vjecari i identifikuar me inicialet U.B që është arrestuar sot pas masakrës që ka bërë në tri fshatra në periferi të Beogradit, sipas mediave serbe ka qenë problematik edhe në të kaluarën.
Siç shkruan “Kurir”, U.B para dy vitesh ishte arrestuar nga policia pasi kishte sulmuar një zyrtar policer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe gjithashtu edhe për veprën penale të vjedhjes.
“Kurir” duke u thirrur në burimet e saj tregon se si U.B kishte goditur një polic me motoçikleën që po e ngiste.
–“Para dy vitesh, ai sulmoi një polic në Mlladenoc duke e goditur me motoçikletën që e ngiste – ka thënë një burim për Kurir.
Mbrëmë në orët e vona U.B ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë në tri lokacione, në Mlladenovac, Dubonë dhe “Mali Orašje”
Gjatë arratisjes së tij, ai dyshohet se ka rrëmbyer një shofer taksie të cilin e kërcënoi se do të hidhte një bombë nëse nuk do të ndiqte udhëzimet e tij.
Autori i akteve mizore është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi policia e ka kërkuar gjatë gjithë natës. Ai u arrestua në një fshat afër Kragujevcit, ku fshihej me një të afërm.