Ja çfarë makine nget favoritja e Dafina Zeqirit, Arta Selimi e BBVIP Kosova

Ja çfarë makine nget favoritja e Dafina Zeqirit, Arta Selimi e BBVIP Kosova

Arta Selimi, aktorja e njohur për publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe pjesë e shumë filmave dhe festivaleve kombëtare e ndërkombëtare është kthyer në njërën ndër banoret më të preferuara të publikut të Big Brother Vip Kosova.

Modestia, thjeshtësia sikur dhe në jetën e saj të përditëshme në Kosovë, përtej shumë sukseseve të arritura e kanë bërë Artën një ndër pretendentët kryesor të finales së këtij spektakli televiziv.

Ndër të tjera Arta ka marrë përkrahje nga shumë aktiviste feministe të Kosovës sikur së fundi edhe nga vetë këngëtarja Dafina Zeqiri e cila në profilin e saj në Instagram nxjerr shpesh herë foton e Arta Selimit.

Ndryshe nga shumë artist të tjerë ajo që kemi vënë re është makina modeste e Artës e cila tashme e dy muaj qëndron para apartamentit të saj në Breg të Diellit ku ajo jeton.

Related Articles