Në emisionin EURO n’T7 janë mbledhur për herë të parë përfaqësuesit e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare për diskutuar tejkalimin e barierave politike për bashkëpunim më të mirë ekonomik.
Xhelal Memeti nga Unioni i Afaristëve “Vizioni” që përfaqëson biznet nga Lugina e Preshevës ka thënë se qytetarët dhe bizneset atje përvec problemeve politike ballafaqohen edhe me shumë probleme ekonomike.
Sipas tij organizimeve i dy konferencave të bizneseve mbarë shqiptare në Presheve e Bujanoc ju ka thënë shpresë bizneseve dhe qytetarëve atje se bashkarisht mund të kontribuojmë në zhvillimin ekomik dhe parandalimin e ikjes se qytetarëve tanë nga atje.
“Ne mendojmë se ekonomia mund ta shpëtoj Luginën, sepse kemi një zbrazje të madhe nga atje pothuajse sikur në cdo vend tjetër ballkanik por tek ne kjo është më e madhe edhe për shkak të situatës politike. Të rinjët tanë, të Luginës së Preshevës janë duke kërkuar zgjidhje ekonomike në shtetet perendimore dhe kjo pastaj po ndikon edhe në pasivizim të adresave që është një problem i madh tek ne. Ne po mundohemi që të nxisim zhvillimin ekonomik duke i avancuar prodhuesit tanë dhe duke iu ndihmuar edhe bujqëeve në mënyrë që të krijojmë kushte që të rinjët tanë mos të ikin nga atje”, ka shtuar Memeti.
Në anën tjetër Memeti ka komentuar edhe embargon e vendosur nga qeveria e Kosovës kundër Serbisë dhe ndikimet që kjo masë ka pasur në zhvillimin ekomik të Luginës dhe vet bizneseve atje.
“Embargoja e vendosur nga qeveria e Kosovës kundër mallrave të Serbisë ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të Luginës. Ne në këto raste kemi lobuar që pas një kohe t’i eleminojmë këto pengesa për biznset tona edhe pse si proces ka shkuar shumë ngadal”, ka thënë Memeti.
Memeti ka shtuar se atë që nuk është duke e bërë politika po e bënë ekonomia ngase bizneset tashmë kanë një bashkëpunim shumë të madh kombëtar.