Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot vjen në vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai pritet të arrijë në orën 09:45 dhe do të takohet vetëm me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të mbajnë edhe konferencë për media.
Scholz në Prishtinë sipas njoftimit nga zyra e tij e “qartëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shpalos kontributin gjerman në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.
Ai do t’i vizitojë edhe ushtarët gjermanë të KFOR-it.
Vizita e kancelarit gjerman sipas njohëseve të procesit të dialogut pritet t’i jap shtytje të re të bisedimeve kosovaro-serbe nën lehtësimin evropian.
Po të njëjtën ditë pra sot, kancelari shkon edhe në Beograd.
Ndryshe më 4 maj, kryeministri gjerman priti ndaras në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Po me shtytjen e Scholz, në të njëjtën ditë u organizua një darkë jo-formale me dy mysafirëve dhe emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vizita e Scholz, konsiderohet historike pasi që vjen gjashtë muaj nga data kur socialdemokrati u votua në Bundestag për kancelar të ri të Gjermanisë.
Paraardhësja në post e Scholz, gjatë udhëheqjes 16 vjeçare të republikës federale të Gjermanisë, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, vetëm njëherë.
Gjatë turit dyditor në Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz pas Kosovës dhe Serbisë, do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Bullgari.