Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka reaguar pas njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja.
Statovci tha se opozita dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës dhe tani reagonte për rrogën e Gani Jakupit, i cili siç thotë ajo “Lobon e ndihmon Republikën në Spanjë”.
“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin. Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë? Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit”, ka shkruar ajo në Facebook.