Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar së fundi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Këtë e bëri të ditur vet Stoltenberg, ndërsa shprehet se lidhur me tensionet në veri, u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet.
“I kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”.
Spoke to @avucic and @albinkurti about the tense situation in northern Kosovo. I urged both to refrain from any unilateral action that can trigger escalation. Dialogue is the only way forward. @NATO_KFOR remains vigilant.— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 7, 2022