Ja pse Princi William nuk ishte pranë Kate Middleton në videon ku zbuloi se ishte prekur nga kanceri

Ja pse Princi William nuk ishte pranë Kate Middleton në videon ku zbuloi se ishte prekur nga kanceri

Javën e kaluar, Princesha Katerina e Uellsit, pranoi se ishte diagnostikuar me kancer përmes një video-mesazhi të publikuar.

Megjithatë, pas publikimit të videos, njerëzit kanë pyetur veten pse burri i saj, Princi William, nuk ishte ulur pranë saj, ndërsa ajo po fliste me njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar dhe në mbarë botën.

Këtë e ka shpjeguar një burim.

Burimi tha për The Times: “Ajo nuk kishte nevojë që dikush të ulej pranë saj, donte të fliste vetëm si një grua e fortë që ndanë mesazh të tillë për kombin. William e ka mbështetur atë në sfond”.

Një burim tjetër tha gjithashtu se video-mesazhi nuk ishte si një përgjigje ndaj thashethemeve dhe teorive konspirative se ku kishte qenë ajo, por për shkak të ndjenjës së saj të përgjegjësisë për rolin e saj në publik.

Related Articles