Policia e Kosovës ka ndaluar katër automjete që hynë ilegalisht nga Serbia në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar katër automjete që hynë ilegalisht nga Serbia në Leposaviq

Të hënën në Leposaviq, policia i ka ndaluar katër automjete që kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Serbia.

“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete të cilat  përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e  Kosovës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Rastet ndodhen në procedurë hetimore”.

Related Articles