“Ja pse qesha”, mbrojtësi i Lazios sqaron veprimin e tij pas golit të Milanit

“Ja pse qesha”, mbrojtësi i Lazios sqaron veprimin e tij pas golit të Milanit

Mbrojtësi i Lazios, Francisco Acerbi është sqaruar për buzëqeshjen e tij pas golit të Milanit në fundin e ndeshjes.

Mbrojtësi italian ka dal me sqarim të plotë pasi mori shumë kritika dhe dyshime për gjestin e tij.

“Mjaft më me këto akuza. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar dhe i nderuar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Unë bëra gabim në atë rast, e pranoj dhe kam kërkuar falje. Por, qeshja e sontme ishte histerike, për faktin se i humbëm dy pikë në mënyrë të pabesueshme, e jo pse isha i lumtur që pësuam gol. Nuk dua që asnjë tifoz ta mendojë këtë për mua”, ka thënë Acerbi

Related Articles