Vendimi për ta mbajtur Kupën e Botës në Katar ishte mjaft i diskutueshëm.
I gjithë kalendari futbollistik u dësh të ndryshohej, për t’iu përshtatur ndeshjeve që do të luhen në dimër, për shkak të verës përvëluese që mbizotëron atje.
Kjo do të jetë Kupa e Parë e Botës që nuk zhvillohet gjatë verës, por në periudhën 21 nëntor -1 dhjetor.
Nëse planifikoni të shkoni për ta ndjekur Kupën e Botës në Katar, atëherë sigurohuni të keni shumë para me vete.
Çmimet e biletave ndryshojnë, por çmimi mesatar për një ndeshje të fazës së grupeve është rreth 152 dollarë. Nga aty, çmimi i biletave do të rritet me kalimin e fazave tjera. Tiketat për finalen do të jenë shumë të larta
Për të qëndruar atje, kërkohen rreth 600 dollarë pë natë për akomodim, varësisht nga hoteli i zgjedhur. Mund të ju kushtojë diku rreth 1500 dollarë për natë nëse shkoni me familje.
Ju do të duhet të paguani shtatë dollarë për ushqim të shpejtë, ose të gatuani për vete. Në restaurante, çmimi është rreth 25 dollarë për të ngrënë.
Transporti do të jetë gratis në ditët e ndeshjeve, me ID e tifozit, e quajtur “Hayya Card”.
Mesatarisht, një udhëtim 10-ditor në Katar për Botëror do të ju kushtonte rreth 7871 dollarë.