Kampioni në fuqi i Federatës WBC, Tyson Fury, duket gati për mbrojtjen e dytë të titullit të fituar 26 muaj më parë në Nevada ndaj boksierit të mirënjohur nga Shtetet e Bashkuara Deontay Wilder.
Që të gjithë prisnin duelin e famshëm me armikun e tij të përbetuar Anthony Joshua, sidoqoftë sfida e radhës për të do të jetë ndaj bashkëkombësit të tij, Dillian Whyte.
Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm derisa plot 94 mijë tifozë do të jenë në “Wembley” aty ku edhe do të zhvillohet meçi. Në anën tjetër miliona njerëz do ta ndjekin përmes ekraneve televizive, derisa transmetimi i drejtpërdrejtë do të jetë pothuaj në çdo shtet të Evropës.
Adhuruesit e boksit në Kosovë këtë ndeshje të madhe do të kenë mundësi ta shohin në RTK.
/Gazeta Enigma/