Ja sa zyrtarë publikë e kanë deklaruar pasurinë deri më tani

Ja sa zyrtarë publikë e kanë deklaruar pasurinë deri më tani

Në 10 ditëshin e fundit të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i  janë përgjigjur vetëm 1 mijë e 581 zyrtarë publik, raporton Gazeta “Enigma”.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

“Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 1 mars dhe të përfundojë më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë  nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected].

Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, thuhet në komunikatën për media. / Gazeta Enigma.

Related Articles