Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Të shtunën, moti parashikohet me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të variojnë nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindjes me intensitet të lehtë deri mesatar.
Kurse të dielën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të jenë nga -6 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.