Presidentja Vjosa Osmani është takuar me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, gjatë një darke mes liderëve të shumtë në Paris.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
E para e shtetit po ashtu u takua me kryeministrin indian Narendra Modi, presidentin francez Emanuel Macron e presidentin kanadez Justin Trudau. /Gazeta Enigma