Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së IX-të, Avni Dehari i ka shkruar letër presidentes Vjosa Osmani, pasi ditën e martë ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Dehari ka njoftuar presidenten Osmani për zhvillimet e ndodhura, ku ka shkruar se nuk u verifikuan mandatet e deputetëve.
Telegrafi ka siguruar letrën e plotë të shkruar nga Dehari, në të cilën shkruhet:
“Lidhur me pikën e parë, për njoftimin tuaj, Raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, u votua me shumicë të votave në Komision, mirëpo si asnjëherë më parë, ky Raport, nuk e mori mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, mandatet nuk u verifikuan dhe betimi i deputetëve nuk procedoi.
Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive.
Në këto rrethana, të një situate të paparcedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”.