Ja se çka u bisedua mes Bashës dhe përfaqësuesve të punëtorëve të RTK-së

Ja se çka u bisedua mes Bashës dhe përfaqësuesve të punëtorëve të RTK-së

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës protestuan sot para Kuvendit të Kosovës.

Ata, doli për t’i takuar kryetari i Parlamentit, Dimal Basha, ku më pas i njëjti mirëpriti në takim përfaqësuesit e tyre.

Sipas njoftimit, biseda u zhvillua me mirëkuptim, me synimin për të gjetur zgjidhje të drejtë për pagat e merituara të punëtorëve të RTK-së dhe për funksionimin e qëndrueshëm financiar të institucionit publik të transmetimit.

“Si Kryetar i Kuvendit, kam dhënë mbështetjen time të plotë për zgjidhjen e kësaj situate, pasi tashmë kemi një Kuvend funksional dhe ekziston mundësia ligjore për të vepruar në këtë drejtim. Të njëjtën qasje e kam mbajtur edhe në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, ku kam kërkuar formimin e trupave parlamentare, në mënyrë që të hapet rruga për Komisionin përkatës për Buxhet, i cili më pas do të mund të miratonte Raportin e Shpenzimeve të RTK-së dhe të mundësonte procedimin e mjeteve përmes Thesarit të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Basha.

“Megjithatë, shtoi kryetari Basha, kjo mbështetje nuk është e mjaftueshme, pasi, siç tha ai, për themelimin e komisioneve parlamentare kërkohet pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së deputetëve të Kuvendit, ndërsa për miratim nevojitet shumica e thjeshtë e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Prandaj, në frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi, u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve të tjera parlamentare që ta mbështesin këtë iniciativë, sepse votimi për komisione nuk është çështje politike, por çështje e funksionalizimit të institucionit publik të transmetimit dhe mirëqenies së rreth 700 familjeve që jetojnë nga puna dhe pagat e punëtorëve të RTK-së”, ka theksuar Basha.

.

Related Articles