Deklaratat e zyrtarit serb, Igor Popoviq, në përvjetorin e vrasjes së disa serbëve dhe romëve në Hoqë të Madhe sollën pasoja të menjëhershme.
Ai u arrestua në kufi me Serbinë dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë, pasi autoritetet e Kosovës e akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe të përçarjes etnike.
Popoviq e quajti UÇK-në “organizatë terroriste” – deklaratë që, sipas Kodit Penal të Kosovës, mund të kushtojë deri në 8 vjet burgim.
Rasti shkaktoi reagime në Serbi dhe tensionoi më tej marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.