Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se plani i tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “përmirësuar” dhe se po e dërgon emisarin Steve Witkoff për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe Sekretarin e Ushtrisë Dan Driscoll për t’u takuar me zyrtarët ukrainas.
Ai sugjeroi se mund të takohet përfundimisht me Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por jo derisa të jetë arritur përparim i mëtejshëm në negociata.
“Do të informohem për të gjithë progresin e bërë, së bashku me Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Luftës Pete Hegseth dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Ëiles”, shtoi Trump në postimin në mediat sociale”, raporton Associated Press,
Pres me padurim të takohem me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin së shpejti, por VETËM kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj Lufte të jetë PËRFUNDIMTARE ose, në fazat e saj përfundimtare”
Trump foli pasi Driscoll zhvilloi bisedime të hënën vonë dhe gjatë gjithë të martës me zyrtarë rusë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar propozimin e ri.
