Ja se kur pritet të hiqen barrikadat në veri

Ja se kur pritet të hiqen barrikadat në veri

Fatmir Sheholli, drejtori i institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, thotë se barrikadat në veri të Kosovës mund të largohen më së largu gjatë vikendit.

“Në bazë të informacioneve që i kemi si Institut pas takimit Vuçiq – Eskobar dje në Beograd pritet që deri në fundjavë serbët lokal të veriut vet t`i heqin barrikadat”, thotë ai.

Ndryshe, për të gjashtën ditë me radhë, disa serbë në veri të Kosovës po vazhdojnë të bllokojnë rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak.

Vendosja e barrikadave nga disa serbë lokalë u nxit nga arrestimi i ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Related Articles