Ja se me kë do luajë Drita, nëse e kalon FCSB-në

Ja se me kë do luajë Drita, nëse e kalon FCSB-në

Klubi kosovar Drita ka mësuar tashmë kundërshtarin e radhës në rast se ia del ta kalojë FCSB-në. 

Shorti i hedhur sot (e hënë) ka vënë përballë gjigantin skocez Aberdeen, si kundërshtar të mundshëm të gjilanasve në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës. 

Pas tri ditësh (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës ndaj FCSB. 

Ndeshja e parë do të luhet në Rumani, teksa ajo e kthimit në ‘Fadil Vokrri’ do të luhet më datë 14 gusht. 

Kujtojmë se Drita garat evropiane fillimisht i kishte nisur në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar me lehtësi rrethin e parë pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 ndaj Differdange 03. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit më pas u eliminuan nga Copenhageni në rrethin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve, duke bërë që rrugëtimin ta vazhdojnë në Ligën e Evropës.

Related Articles