Ja se në çfarë gjendje janë nxënësit që u lënduan në Vushtrri

Ja se në çfarë gjendje janë nxënësit që u lënduan në Vushtrri

Një autobus që po bartte nxënësit është aksidentuar sot në fshatin Galicë të Vushtrrisë, nga ku shoferi mbeti i vdekur e shtatë nxënës të tjerë u lënduan.

Nga spitali i Vushtrrisë detaje kanë dhënë lidhur me gjendjen e nxënësve.

Vjollca Bilalli, shefe e shërbimit emergjent në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, tha se vetëm një nga nxënësit është në gjendje të rëndë, ndëkohë që të tjerët janë liruar.

“Gjendja e nxënësve është përgjithësisht stabile. Një nxënëse është referuar për trajtim në Prishtinë, në QKUK, për shkak të lëndimeve pak më të rënda. Derisa të tjerët janë liruar, duke iu rekomanduar edhe konsultimin me mjekët dhe trajtimin e mëtutjeshëm”, tha Bilalli.

“Lëndimet e tyre ishin në duar, këmbë, kokë dhe fytyrë”, theksoi ajo.

Related Articles