Baballarët e dy futbollistëve të njohur kosovar, Granit Xhakës e Edon Zhegrovës, kanë konkurruar në zgjedhjet e 9 shkurtit si kandidatë për deputetë.
Bëhet fjalë për Ragip Xhakën, që kandidoi në radhë e PDK-së, dhe Lulzim Zhegrovën, që kandidoi nga radhët e LDK-së.
Nga numërimi i votave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku janë procesuar votat nga katër vendvotime, Ragip Xhaka mori veç 20 vota, ndërsa babai i Edon Zhegrovës, Lulzimi, mori veç pesë vota.
Në vendvotimin në shkollën “Avni Rrustemi” në Mramor të Prishtinës, Xhaka e Zhegrova kanë marrë nga një votë.
Në një vendvotim tek qendra e votimit në Fakultetin Filologjik, Xhaka ka marrë katër vota, e Zhegrova asnjë.
Xhaka prin me vota edhe në vendvotimin (1928/07) në qendrën e votimit në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Tek ky vendvotim, Xhaka ka marrë 13 vota, e Zhegrova dy.
Ndërkohë, në një vendvotim tek Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mehmet Gjevori”, Zhegrova ka marrë dy vota, e Xhaka pesë.