Ja se nga sa vota morën partitë në Norvegji, Bern e Kanada

Ja se nga sa vota morën partitë në Norvegji, Bern e Kanada

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të cilat erdhën nga konsulatat e Kosovës nëpër botë.

Nga këto numërime, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm.

Nga gjithsejt 385 votues në konsullatën e Kosovës në Norvegji, Lëvizja Vetëvendosjes del t’i ketë marrl 351 vota – shumicën dërrmuese të tyre. Në këtë konsulatë Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë fare pak vota, 12 vota. Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 15 vota.

Në një fotografi të siguruar nga Tëvë1, del se në Bern të Zvicrrës, nga 384 vota, Vetëvendosje fitoi 301, ndërsa LDK-ja 36 vota e PDK-ja 12 vota.

Nga votimet në konsulatën e Kosovës në Kanada, shumicë të madhe të votave ka marrë Lëvizja Vetëvendosja: përkatësisht 216 vota nga 255 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 13 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4 vota.

Related Articles