Ja se si do zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Ja se si do zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Naim Jakaj i IKD-së ka sqaruar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, proces i cili pritet të ndodh pas pak.

Sqarimi i tij:

Kryetari i Kuvendit kërkon nga tri subjektet më të mëdha parlamentare (LVV, PDK, LDK) të propozojnë nga një kandidat/e për nënkryetar/e, ndërsa kandidati i LVV-së duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.

Nënkryetarët e tre partive votohen në pako.

Kryhet kjo procedurë dhe vazhdojmë me votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Deputetët e komunitetit serb propozojnë një kandidat për nënkryetar, ashtu si edhe deputetët e komuniteteve tjera joshumicë, të cilët më pas zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Propozimet bëhen me shkrim, ndërsa nëse nuk ka propozime, kandidatët përcaktohen me short në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse, nën administrimin e Kryetarit të Kuvendit.

Nënkryetarët e dy komuniteteve votohen në pako.

Related Articles