Ja se si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Ja se si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se si duhet të votojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Ky institucion tha se qytetarët duhet të sigurohen së pari se a i kanë të vulosura nga KQZ-ja fletëvotimet, në kabinën e votimit do të jenë të vendosura broshurat me emrat e kandidatëve.

Për votuar do të jenë dy fletëvotime, njëra me ngjyrë të verdhë e cila është për kryetar komune, ku duhet të shënoni vetëm një kandidat/e.

Ndërsa fletëvotimi i dytë do të jetë me ngjyrë të kaltër dhe është për Kuvend Komunal. Sipas KQZ-së, në anën e majtë të këtij fletëvotimi shënoni një subjekt politik dhe në anën e djathtë duhet një kandidat/e.

Në fund fletëvotimet i palosni që të mos shihet vota juaj dhe i futni në kutitë përkatëse.

Related Articles