Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit në moshën 88-vjeçare, raporton Gazeta Enigma.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kujtuar shkrimtarin duke postuar një fotografi me të ndjerin në llogarinë e saj në Facebook.
“Një shpirt i madh na paska lënë sot! Një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare nga sot po vazhdon të ndriçojë dhe në botën e amshueshme. Përjetësisht mirënjohës për të gjitha vlerat që i dhatë letërsisë sonë. I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh! Ismail Kadare, 1936-2024”, shkroi Jahjaga. / Gazeta Enigma.