Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.
Lajmi është konfirmuar për Arbresh.info nga Nasim Haradinaj, i cili ka bërë të ditur se Krasniqi po vjen në Kosovë për çështje familjare.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje të tjera lidhur me udhëtimin e tij, përfshirë kohën e saktë të mbërritjes në Kosovë.
