Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten nuk u deklarua për media se a synon koalicion qeverisës.
“Jam shumë vonë per takimet e radhës”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ai sot mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian – Dita e Biznesit Francez në Kosovë”.
Ndryshe një ditë më parë, Kurti tha se janë duke u përgatitur që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeveria e re, meqë sipas tij ekziston urgjencë për miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai rikujtoi se Qeveria mund të funksionojë me buxhetin e përkohshëm vetëm deri në fund të muajit shkurt.
Duke folur për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, Kurti paralajmëroi se do të ketë vazhdimësi, por edhe ndryshime.
