Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka folur për dëshminë tre ditore në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka thënë se nuk e ka shkëmbyer asnjë fjalë në gjykatore me Thaçin, edhe pse siç tha e kishte në mendje gjatë dëshmisë së tij.
Ai ka thënë se shpreson ta sheh së shpejti dhe t’i shtrëngojnë duart me Thaçin.
“Nuk e kam ish-presidentin Thaçi që prej 5 viteve. E kam parë në gjykatore dhe ishte plot dinjitet dhe s’kemi shkëmbyer asnjë fjalë dhe as nuk e kemi shikuar njëri-tjetrin, por e kisha në mendje gjatë gjithë kohës së dhënies së dëshmisë sime. Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë njëri-tjetrit dhe do të më vije shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës”.
“Absolutisht. Akuzat kundër tij janë të rreme për dy arsye kryesore. E para nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij të jepte urdhra apo të merrte vendime. Edhe në atë masë që kishte zinxhir vertikal komandues udhëhiqej nga një njeri që quhej Gjeneral Çeku”, ka thënë Rubin në KlanKosova.
“Nuk mendoj që ideja që kishte urdhra nga majat për çfarëdo gjëje është reale. Nëse besoni në këtë, është e gabuar. Nuk ishte Thaçi, por ishte Gjeneral Ceku apo komandantët e tjerë”., ka deklaruar ai.