Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Janar 2024, sipas të cilave del se më shumë vizitorë në hotele në janar 2024 sesa janari i një viti më parë.
Në janar 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 295, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 (sa ishin 51 253 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8%.Numri i net-qëndrimeve ishte 152 051, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.
Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19 472 vizitorë dhe më 33 080 net-qëndrime.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2023) ka rritje të vizitorëve për 50,8%.
Në total, 77 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj.