“Janë fetarë radikal” – Avokati Berisha nxjerr detaje për hajnat e Suharekës: Rreth 2 milionë euro kanë pasuri

“Janë fetarë radikal” – Avokati Berisha nxjerr detaje për hajnat e Suharekës: Rreth 2 milionë euro kanë pasuri

Besnik Berisha, avokat ka folur në “Pressing” të T7, për grabitjen që ndodhi në Suharekë.

Ai ka thënë se disa nga grabitësit kanë pasuri rreth 2 milionë euro.

Po ashtu, ai ka thënë se disa prej tyre janë fetarë radikal, duke hedhur dyshime që gjuajtjen e kanë trajnuar më parë.

”Të arrestuarit, pra grabitësit e Suharëkës, disa prej tyre kanë pasuri rreth 2 milionë e sipër, pasuri familje bëhet fjalë për 2 milionë. Është e vërtetë që njëri nga grabitësit që ka rënë në prangat e policisë ka qenë i liruar para dy jave nga burgu”.

“Çfarë është shqetësuese këtu, është fakti që këta njihen si radikal në fe, njihen si njerëz që kanë praktikue dhe ato gjuajtje me kallash sikur film hollyëood, që i bie që janë trajnuar në vende të ndryshme e që nuk përjashtohet edhe në organizata terroriste. Ajo që dihet është që janë pesë-vakli. Ata që i falen pesë vakte nuk dalin me vra policin që paguhet 500 euro”, ka thënë ndër tjerash Berisha.

Related Articles