Komentatori politik, Halil Matoshi ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Matoshi në “Politiko” ka thënë se LVV-ja po shpërfaq një nacionalizëm banal.
“Shoqëria nga LVV-ja është polarizuar dhe është ndarë në dy blloqe, blloku që quhet pro-Vuçiq që janë mbi 50 për qind dhe blloku kinse politik i shqiptarëve të mëdhenj në krye me Adriana Matoshin. Kjo është një situatë tragjike”, ka thënë Matoshi.
“Kosova është ndarë nga ato skena nacionaliste moti, por këta nuk e dinë, nuk e dinë që Kosova ka luftuar e ka shpallë pavarësi dhe ka ecë në procese nuk është me Kosova e 81-shit. Këta e kanë mendjen te enverizmi”, ka thënë Matoshi.