Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin e Naras.
Departamenti i zjarrfikësve të qytetit Nara tha se Shinzo Abe mori plagë në anën e djathtë të qafës dhe në klavikulën e majtë.
Sipas mjekëve që e trajtuan, ish-kryeministri japonez kishte gjakderdhje të madhe, e cila nuk iu ndal.
20 profesionistë mjekësorë u angazhuan për trajtimin e tij, në fillim një ekip prej 10 profesionistësh po e trajtonin atë, por më pas numri u dyfishua.
Megjithatë, Abe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe mjekët deklaruan vdekjen e tij në moshën 67-vjeçare.
E tashmë janë publikuar edhe pamje të tjera të vrasjes së tij.