Janina Ymeri: Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën për KEK-un

Janina Ymeri: Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën për KEK-un

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit tha se që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese.

Ymeri tha se Kurti “nuk po e thotë të vërtetën”.

“Dy herë ka pas rënie B1shi me zero gjenerim, rrena mund të jetë normale për Kurtin por të dhënat janë ndërkombëtare edhe kjo Kosovë meriton të di çfarë ka pas posteve plot lëvdata për vete”, shkroi Ymeri.

“Pat edhe të tjera të pavërteta por e lajmë me një pyetje:

Pse me Tetra (Grekët) nuk keni pru investim po e shtritë qafën e Kosovës me bartje për mbi 1 Milionë Euro të rrymës në ditë.

Edhe sot, bartja nga Maqedonia ka shku mbi 30,000 Euro në rrymë,  përderisa ti po flet për suksese”, u shpreh tutje ekspertja e energjisë.

Related Articles