Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton se është ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitare në lidhje me kërkesën për hetime rreth çështjes së energjisë elektrike.
Ymeri e cila ka qenë mjaft aktive në denoncimin e skemave të humbjes së energjisë elektrike dhe blerjen e shtrenjtë të saj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar që drejtësia të triumfojë.
“Të nderuar. Ju njoftoj se jam ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitare në lidhje me kërkesën e dërguar për hetime rreth kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike. Me kaq, për hir të korrektësisë ndaj jush, dhe integritetit institucional, përfundon edhe ky status. Urojmë që drejtësia të triumfojë dhe të mos zhvatet më shumë xhepi ynë”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
