Analisti politik dhe koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se Serbia duhet të ndjek shembullin e Kosovës në reagimin ndaj rrjeteve kriminale, veçanërisht pas sanksioneve nga Thesari i Shtetit i ShBA-së ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
Duke komentuar situatën e ndërlidhur mes Serbisë dhe Republika Srpska-s, ai tha se nuk do ketë sanksione amerikane ndaj entitetit serb, por ndaj kompanive që operojnë në entitet.
“Disa nga këto punojnë në Serbi, kontraktojnë punë e marrin tenderë, dhe disa janë edhe serbe. Kështu që u pëlqeu apo jo, ata do të duhet të ndjekin shembullin e autoriteteve kosovare”, ka thanë Janjiç.
“Sepse ato arrestime që ndodhën në Shtërpcë dhe komuna tjera shpalosin një rrjet që operon në jug të vendit në koordinim me veriun e Kosovës”, thotë ai.
“Prandaj”, thotë ai, “Serbisë do t’i duhet t’i hetojë të gjitha këto arrestime, në bashkërendim të punëve me ambasadën amerikane”.