Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, për menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjithashtu ministrja Gërvalla e ka njoftuar Ogasawarën lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.
Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ndër të tjera, Gërvalla ka falënderuar Ogasawarën për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ia ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.