Dhjetëra mijëra njerëz në katër qytete të Japonisë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shiu i dendur.
Rreth 18 mijë njerëz në qytetin e Wajima dhe 12 mijë të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu, raporton BBC
16 mijë banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata në veri të Ishikawa u tha gjithashtu të evakuoheshin, tha agjencia e lajmeve AFP.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë për shi të dendur – niveli më i lartë i alarmit për disa pjesë të rajonit.