Jasharaj: “As këtë herë nuk kemi marr asnjë sinjal nga Qeveria”

Jasharaj: “As këtë herë nuk kemi marr asnjë sinjal nga Qeveria”

Sot të gjithë mësimdhënësit në vend kanë mbajtur një grevë njëorëshe.

Organizimi i SBASHK-ut, paralajmëroi grevë një orëshe për ditën e sotme (12 maj), nga çerdhet e deri tek universitetet por që këto orë të humbura nuk do të zëvendësohen, raporton GazetaEnigma.

Për këtë ngjarje Gazeta Enigma ka kontaktuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se rreth grevës së sotme nuk kemi marr asnjë sinjal nga Qeveria e Kosovës.

“As këtè herë nuk kemi marr asnjë sinjal nga Qeveria e Kosovës, kjo grevë ishte njëorëshe siç dihet, por nuk është vetëm në arsim por edhe në sektor të tjerë, besojë që në kuadër të BSPK-së, do të kemi takime dhe do të analizojmë këtë grevë”, tha Jasharaj.

Ai theksoi se janë duke punuar në kuadër të një greve masive e cila është paralajmëruar të mbahet me 20 maj në bashkëpunim me BSPK-në.

“Me BSPK-në jemi duke i mobilizuar për një pjesëmarrje sa më masive në protestën që do të ndodh me 20 maj, ku pas protestës organet janë të thirrura për të marrë një vendim se çka do të ndodh tutje”, u shpreh Jasharaj.

Jasharaj shtoi se të gjitha institucionet i janë përgjigjur apelit për grevë përveç shkollës “Ilira” në Prishtinë, ku sipas tij kolegët në këtë shkollë nuk kanë qenë të informuar rreth grevës së sotme, por që është i bindur se në të ardhmen edhe kjo shkollë do t’i bashkohet protestës masive që do të mbahet me 20 maj.

“Të gjitha institucionet i janë përgjigjur apelit për grevë, përveç shkollës “Iliria” në Prishtinë, por që arsyeja pse nuk kanë qenë pjesëmarrës është se koleget kanë mungesa të informacionit rreth protestës, por që në të ardhmen edhe kjo shkollë do t’i bashkohet protestës bashkë me të gjithë kolegët e tjerë”, përfundoi Jasharaj./ GazetaEnigma

Related Articles