Durim Jasharaj nga shoqëria civile ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se në bazë të disa informacioneve që ka, kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi i cili u arrestua sot nga Prokuroria Specila për disa vepra penal, ka bërë shitje e tregtim të rrymës me kompani të palicencuara të energjisë.
Në rast se këto akuza vërtetohen atëherë sipas Jasharaj kjo do ta rris dëmin që ia ka shkaktuar KEK-ut dhe Kosovës.
“Një informacion që kam unë, përvec akuzave, thuhet se ky ka bërë shitje dhe tregtim të rrymës me kompanitë e palicencume të energjisë. Dhe, nëse kjo del e vërtetë, atëhere vec se ka me rrit dëmin që ky ia ka shkaktu edhe kompanisë edhe Kosovës. Vetëvendosje mban përgjegjësin më të madhe për këtë rast në rast se ky njeri dëshmohet se është fajtor dhe qëndron mbrapa këtyre akuzave. VV-ja e ka pru atë aty.”, tha Jasharaj.
Ai duke aluduar në partinë në pushtet Vetëvednosje, tha se në momentin që një parti vjen në pushtet, çfarëdo miti moral që ka ekzistuar për të, bie.