Jashari: Allegri është një mjeshtër, qëllimi ynë është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve

Jashari: Allegri është një mjeshtër, qëllimi ynë është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, ka shprehur vlerësim të madh për trajnerin Massimiliano Allegri, duke e cilësuar atë si një nga më të mirët në profesion.

“Allegri është një mjeshtër”, u shpreh Jashari, duke shtuar se tekniku italian ka eksperiencën dhe aftësinë për ta rikthyer ekipin në nivelet më të larta.

Ai theksoi se objektivi kryesor i skuadrës mbetet kualifikimi në Champions League dhe se grupi ka besim të plotë te puna e trajnerit. Jashari gjithashtu u shpreh optimist për ecurinë e tij personale dhe të ekipit në vazhdim të sezonit.

Related Articles