Jashari arrin për teste mjekësore te Milani

Jashari arrin për teste mjekësore te Milani

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, ka mbërritur sot (e mërkurë) në Milano për t’i kryer testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës si lojtar i ri i Milanit.

Pas disa negociatave të mundimshme, marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugge u mbyll për 34 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse. Megjithatë, raportohet se shifra mund të jetë pak më e lartë sipas burimeve belge, duke e çuar investimin total të Rossonerëve në 39 milionë euro.

Jashari arriti mbrëmë në Milano, duke zbarkuar në aeroportin Linate, dhe tani është drejtuar për të kryer testet mjekësore në klinikën La Madonnina.

Pas përfundimit të testeve, mesfushori i ri do të nënshkruajë kontratën dhe do të konfirmohet si lojtar i Milanit. Lojtari thuhet se do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me Milanin, që do të vlejë deri në verën e vitit 2030, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit.

Related Articles