Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ia ka dorëzuar këtë të martë detyrën kryetari të ri të kësaj komunë, Fadil Nura.
Lajmi është bërë i ditur nga Fadil Nura në një postim në Facebook, i cili ka ndarë fotografi nga pranim-dorëzimi i detyrës.
Në fotografitë e publikuara shihet se prezent ka qenë edhe Sami Lushtaku, i cili në qeverisjen e re të kësaj komune do të ketë pozitën e nënkryetarit.
“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, ka shkruar Nura./Gazeta Enigma/