Shumë shpesh ndodh të mos funksinojë sitemi online i shërbimeve për qytetarët e- Kosova, që nuk lejon personat të çasen për të kryer shërbimet e tyre në këtë platformë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.
Ministria njofton se është ndërprerë përkohësisht paraqitja e provimit për pjesë e testimit praktik për patent shofer në llogarinë online, e-testimi.
Ky vendim është në fuqi deri në funksionalizimin e sistemit online.