Java e 5-të në Superligën e Kosovës starton sot, këto janë dy super ndeshjet

Java e 5-të në Superligën e Kosovës starton sot, këto janë dy super ndeshjet

Java e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll starton sot me dy ndeshje shumë interesante.

Nga kjo javë orari ka ndryshuar dhe ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 15:00. Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Llapit.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Trepça ’89 pret Malishevën, me vendasit që janë në kërkim të fitores së parë në kampionat. 

Related Articles